Anton Berisha, ish-zëvendësministër i Punëve të Jashtme, ka thënë se kryeministri Albin Kurti ka rënë në kurthën e premtimeve të veta, pasi sipas tij të gjitha premtimet e kreut të Vetëvendosjes kanë qenë joreale.
“Çështja e dialogut e Kosovës me Serbinë, është çështje shumë palëshe dhe nuk është aq e thjeshtë. Kryeministri Kurti, në kohën sa nuk ishte në pushtet e ka përthjeshtësuar shumë dialogun. Kurti ka rënë në kurthin e premtimeve të veta, premtimeve joreale, teksa nuk ka marrë parasysh të gjitha elementet që përfshijnë situatën. Pra, një politikan që është në funksionin e kryeministrit, duhet ta llogarisë edhe gjendjen në terren, situatën politike dhe situatën në raport me partnerë të tjerë. Prandaj, nuk është këtu vetëm faktori i Kosovës në kuptimin e Qeverisë, por është edhe popullata e Kosovës”, ka thënë Berisha në emisionin “Ditari” të “Tëvë1”.