21.3 C
New York
Saturday, October 19, 2024

Buy now

Berisha: Kosova ka ardhur në pozitë ku pranon draftet e shkruara nga të tjerët

- Advertisement -

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Anton Berisha ka deklaruar se sa më shumë rezistim që është bërë nga ana e Kosovës për mos realizimin e marrëveshjes së 2013 dhe 2015, është vëshirësuar pozita në dialog.

Madje Berisha tha se nga ky hezitim kemi arritur në pikën ku të tjerët kanë shkruar draft statutin për Kosovës, derisa ne vetëm duhet ta pranojmë në atë variant.

“Sa më shumë që kemi rezistu për të mos zbatu marrëveshjen që vet e kemi nënshkru dhe që e kemi ratifiku në Kuvend, që ka hyrë në legjislacionin evropian përmes nënshkrimit të MSA-së, pra është pjesë e legjislacionit evropian dhe të gjitha këto veprime të Kosovës jo vetëm të Qeverisë Kurti, por edhe ato paraprake që kanë hezitu me realizu marrëveshjen e 2013 dhe 2015 aq më shumë i kemi vështirësu vetit punën. Sepse e kemi sjellur gjendjen që prej çështjes së brendshme, në kuptimin që draft statuti është dashur të shkruhet prej vet ne, shtetit të Kosovës e kemi pru situatën që draft statutin, na i kanë shkruar të tjerët dhe pastaj ne vetëm duhet ta pranojmë në variantin e propozuar”, tha Berisha në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit