Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë thirrje që të protestohet para SPAK-ut, institucion ky që ka kërkuar të ia heq imunitetin e deputetit.
Ai ka vlerësuar se ky institucion funksionon si një diktaturë.
Lideri demokrat është shprehur i bindur se këtë opozitë do ta dërgon drejt fitores.
“Zgjidhja vjen nga një protestë para institucionit që funksionon si në diktaturë. Unë do e drejtoj drejt fitores këtë opozitë. Edhe ne do e thërrasim. Për dijeni në botë protestohet para organeve të drejtësisë. Thirren të protestojnë në mbrojtje të interesit publik. Protesta është e vonuar. Është koha të veprojmë, Slogani është se sot ne jemi pas opozitës ruse bjelloruse, Mianmarit dhe Iranit opozita e pestë në botë e arrestuar dhe kjo është një përpjekje e hapur për shkatërrimin e opozitës, si çdo përpjekje tjetër do të dështojë edhe kjo, sot të paktën ka opozitë, se ka u morën këto masa, beteja me idealet është shumë e vështirë. Intenerarin nuk e caktoj unë”, ka thënë Berisha, raporton TCh.
Sipas tij, prokuroret e SPAK-ut janë armiq të ligjit.
“Ne ecim me një program diskret, në kohën e duhur do ta merrni vesh, nëse xhelatë të ligjit dhe të së drejtës mendojnë se mund të taposin afera të certifikuara 130 milionë euro të zhdukura, apo ai tjetri e çojnë për hetim, konflikt interesi, ata e meritojnë të trajtohen si armiq të ligjit dhe të së drejtës”, është shprehur Berisha.