Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e presidentes Vjosa Osmani për shkak të manipulimit të votës gjatë zgjedhjes së saj si presidente.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha e quajti “të kontaminuar dhe të pandershëm”, zgjedhjen e Osmanit presidente.
“Presidentja aktuale duhet të largohet nga detyra për shkak të procesit të kontaminuar dhe të pandershëm që çoi në zgjedhjen e saj. Votimi për presidenten Vjosa Osmani është manipuluar përmes kontrabandimit të votës, duke shkelur transparencën dhe duke përdorur metoda që cenojnë integritetin e institucioneve shtetërore. Një akt i tillë është i papranueshëm në një demokraci që synon të mbajë standarde të larta të drejtësisë dhe etikës politike.” – tha ai.