Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka deklaruar dje deklaroi se gjitha forcat opozitare janë mobilizuar për protestën kombëtare vendimtare. Berisha kërkoi largimin e Ramës nga qeveria.
“Forcat opozitare vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që i ka rënë Shqipërisë mbi krye. Është një sistem pengmarrje i paimagjinueshëm. Janë të marrë peng në zinxhir.
Ndaj dhe njëherë kërkoj largimin e tij të menjëhershëm nga qeveria, qeverinë për të përgatitur zgjedhjet e reja dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e ligjit dhe Kushtetutës”, tha Berisha.
Berisha më tej foli sërish për çështjen e Ballukut, për të cilën po mbahet mbledhje në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetin. Ai deklaroi se mbledhja asesi nuk mund të mbahej me dyer të mbyllura.
“Që ta ketë të qartë çdo shqiptar. Gjer sot ajo dosje ka vetëm një sekret, dhe ai sekret nuk mund të bëhet publik. Në interesin e procesit, asnjë sekret tjetër, asnjë dokument tjetër, asnjë material tjetër, nuk është sekret, as dhe videot e tyre nuk janë sekret.
Pra, asnjë nuk është sekret. Ka një element dhe parlamentarët e opozitës në interesin më të mirë të procesit, do ta mbajnë. Nuk do ta bëjnë publik. Vetë prokurorët për shkak të atij sekreti kanë kërkuar që provat të mos i dorëzohen delinkuentes Ballukut dhe jo të mos i jepen deputetëve. Seancë të mbyllur për vjedhjet e Edi Ramës ne nuk pranojmë”, deklaroi Berisha.
Po gjatë ditës së sotme, kreu demokrat Sali Berisha mblodhi aleatët e Partisë Demokratike në selinë blu. Ai tha se protestat do të jenë të qëndrueshme, duke thënë se opozita do të triumfojë në fund.






