Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Bekë Berisha në seancën e Kuvendit të Kosovës, nuk ka kursyer kritikat në adresë të Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se pushteti aktual po merr para nga oligarkët dhe se korrupsioni po vazhdon njëjtë. Por në lidhje me akuzat e Berishës, ka reaguar deputeti i VV-së Dimal Basha. Por Beka ka pasur një përgjigje dhe për Bashën, të cilit i ka thënë se gjatë kohës që ai flet, Basha duhet ta shikojë kompjuterin.
“Dimal, kur të flasë unë ti veç e kqyr kompjuterin”, ka thënë Bekë Berisha.