2.1 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Berisha: Jam gati të dëshmoj në prokurori sa herë të më thërrasin

- Advertisement -


Nga prokuroria e Tiranës, pas 3 orësh dëshmi për protestën e 8 janarit, Sali Berisha i pyetur nga gazetarët se kë pret që të arrestojë drejtësia, nuk ka dhënë një emër.

E bën me shaka ti këtë pyetje, këta janë në kontroll të plotë. Këta edhe të duan të bëjnë detyrën e ke parasysh ti si janë këta… A mundet oficeri i gardës të qëndrojë i rrethuar nga vrasës dhe trafikantë. Por ky super frikacak dëshiron dhe vrasësit përreth si mjafton vetëm garda (flet për Bashën). Mos harroni se kjo është lidhja më flagrante e zbuluar deri më sot e politikës me krimin, kot merreni ju me tha ky në telefon tha ai, ky ishte me ta.

Fondamentalist, janë persona që i kanë përkitur organizatave terroriste, persona që janë në hetim, në Siri dhe janë kthyer këta i  quaj unë fondamentalist. Nuk kanë lidhje ata,  me… dua ta saktësoj se ka pasur një keqinterpretim, interpretimi është vetëm ky. Çfarë duan ata në selinë e PD? ata janë mercenarë. Bashës si jepte siguri mbrojtja nga garda. Qëndrimi i gardës, pranimi nga garda për një rrethim  të dytë ky është krim shtetëror”.

Ish-kryeministri u shpreh i gatshëm të dëshmojë në prokurori sa herë që ta thërrasin.

“Sa herë të më thërrasin do vij në prokurori, nëse thirrem edhe në gjykatë këtu është revolucioni të bëj gjyqin e krimit në Shqipëri”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit