Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka ironizuar me rritjet e afera korrutive në vend.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të anulohet marrëveshja me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim për disa vite të burgut të Gjilanit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se numri i hajnave në Kosovë po rritet me shpejtësinë e dritës.
Sipas tij, kjo i bën të nevojshme hapësirat e reja të burgjeve në vend.
“Marrëveshja me Danimarkën për me i shfrytëzuar me qira burgjet e Kosovës (Gjilanit) duhet të ndërpritet urgjentisht. Rritja e numrit të hajnave, narkodilerëve dhe sekserëve në Kosovë me shpejtësin e dritës, e bën gjendjen alarmante për hapësira nëpër burgje. Paralel me 12 katëshin në Dubravë duhet të planifikohet edhe një 12 katësh në Shtime për trushpërlar”, ka shkruar Berisha.