3.5 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Berisha i PDK: Unë e shoh gruan, të barabartë me burrin në çdo aspekt

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, i është kundërpërgjigjur kritikave me një status në Facebook, i cili sot në seancën e Kuvendit, teksa ka folur për marrëveshjen e Kosovës me Korporatën e Sfidave të Njëvjeçarit, ka thënë se këtu përfshihet edhe punësimi i grave, por pastaj ka pasuar deklarata që ngjalli reagimi.

“Dhasht Zoti që dikush që e ka gruan burrë të fortë të gjejë nga kjo shpëtim”, ka thënë Berisha, e cila fjali ngjalli reagimin e deputetëve të mazhorancës, shkruan Scanner.

“Unë e shoh gruan, të barabartë me burrin në ÇDO aspekt. I vetmi dallim është gjinia që e bënë krijesë sensitive por jo të dobët”, ka shkruar Berisha, derisa ka postuar edhe disa foto nga periudha të ndryshme të angazhimit, raporton Scanner.

Postimi i plotë:

NË VEND TË REAGIMIT

Unë e shoh gruan, si mëkëmbëse të perëndisë në tokë, ngase është gruaja e bekuar nga Zoti që të reprodukoj krijesën më të dashur të Zotit NJERIUN.
Unë e shoh gruan, të barabartë me burrin në ÇDO aspekt. I vetmi dallim është gjinia që e bënë krijesë sensitive por jo të dobët.
Unë e shoh gruan, me mundësi, të drejta dhe shance të barabarta, si të gjithë qytetarët e botës së burrave.
Unë nuk e dua gruan të trajtuar me kuota përqindjesh diskriminuese, e dalluese në raport me burrat për tu përfshirë në të gjitha nivelet udhëheqëse, drejtuese dhe administruese që nga familja deri në nivelet më të larta institucionale shtetërore.
Në emër të privilegjimit të gruas që ua ka dhënë edhe Zoti, gruas i duhet përzgjedhur puna që bënë, mu për shkak të misionit hyjnorë të lindjes gjegjësisht reprodukimit të njeriut. Ndaj kushtet e punës që bënë duhet ta ruajn nga çdo keqtrajtim apo dëm fizik apo mental.
Gruaja duhet trajtuar me të gjitha favoret si kushte pune për të mos ia dëmtuar misionin e NËNËS.
Pra, gruaja duhet të jetë e shëndetëshme, që të kemi fëmijë të shëndetshëm, si rezultat një komb të shëndetshëm.
Gruaja duhet arsimuar në të gjitha nivelet, që të kemi një komb të arsimuar.
Ideja që gruaja të pëfshihet në fushën e punësimit për prodhimin e energjisë, është thjeshtë një “fasadë” mashtruese e qeverisë aktuale, në kontekst të nënshkrimit të projektit të “Baterive akumuluese” të energjisë me MCC, për ta kamufluar përgjegjësinë e kësaj qeverie për kohën e humbur dy vjeçare për këtë marrëveshje të nevojshme, si dhe dështimit të “Projektit të gasit” dhe bllokimit të rreth 1000 MW energji të diversifikuar në liçenca e autorizime.
Kushtet e punës në KEK apo prodhim të energjisë përveç administratës dhe drejtimit, ndotja që krijohet, janë fyerje diskriminuese për gjininë e bukur, sensitivitetin dhe misionin hyjnor që ka.
Ndaj ironizimi im se “kush ka gruan burrë të fortë, mund ta punësoj dhe e zgjidh problemin” po keqinterpretohet jo pa qëllim nga kasta mashtruese qeveritare, me theks ndaj gruas.
Në këtë kontekst shprehja “burrë të fortë” apo në zhargonin popullit “burrnore” është tipare e karakterit dhe assesi përcaktim gjinie. Ndaj dhe në çasjen time nuk i quaj as gratë thjeshtë femra, as burrat tjeshtë mashkuj.
Do ta vlerësoja më shumë sikur ndonjë deputet apo deputete ta kuptonte e përkrahte reagimin tim mbrojtës ndaj gruas, si faktori kyç dhe më më peshë në familje e shoqëri.
Nënat, bashkëshortet, motrat e vajzat tona janë heroina vetëm për faktin pse ekzistojmë Ne, nga fakti se ekzistojnë Ato.
Në rrugëtimin tim, në rrugën e sakrificave dhe historinë e kombit e vendit tim, gratë i kam parë gjithmonë si HEROINA.
Të tilla i pashë edhe në luftën tonë për liri.
Të tilla i pashë edhe në uniformën e UÇK në vijat e frontit.
Të tilla po i shoh edhe në procesin e sëndërtimit të vlerave të lirisë në institucionet e shtetit si në Ushtri, Polici, arsim, shëndetësi, e deri në Kuvendin e Kosovës ku po promovojmë ligjshmërinë dhe demokracinë si me bashkëluftëtaren time HEROINË Dr. Time Kadriaj, ashtu edhe me të gjitha deputetet dhe deputetët e Kuvdndit.
Ndaj, kini konsidreatë mos e keqpërdorini vetën, as mos lejoni të keqpërdorën, as kur dikujt, që në mungesë të kreatvitetit profesional për çasje në proces, me diskutim fyes kapet në terma sa për të bërë temë medile, që lëndojnë imazhin e HEROINAVE tona.

Unë e shoh gruan, si mekëmbësve të perëndisë në tokë, ngase është gruaja e bekuar nga Zoti që të reprodukoj krijesën më…

Posted by Hisen Berisha on Thursday, July 28, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit