19.6 C
New York
Monday, September 30, 2024

Buy now

Berisha i PDK-së takohet me Martin Berishaj: Autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha është takuar me ambasadorin kosovar në Kroaci, Martin Berishaj.

Deputeti i PDK-së ka njoftuar përmes një postimi në Facebook rreth këtij takimi, duke thënë se ambasadori Berisha i ka organizuar një pritje përtej protokollit diplomatik.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, i ftuar nga Fakulteti i Studimeve Kroate i Universitetit të Zagrebit, në simpoziumin shkencor ndërkombëtar me titull: “Rëndësia e kujtesës evropiane për të ardhmen evropiane – Krimet komuniste,” takova edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Zagreb, SHT Prof. Dr. Martin Berishaj, i cili më organizoi një pritje përtej protokollit diplomatik, bashkë me stafin e Ambasadës, Atasheun Shpend Zogajt, etj.” – ka shkruar Berisha.

Ndër të tjera Berisha e ka quajtur pritje vëllazërorë takimin me ambasadorin Berishaj.

Një pritje vëllazërore dhe bashkëbisedim nga aty ku ka mbetur, për të mirën e kombit, shtetit dhe historisë. Natyrisht, për punën e mirë në shërbim të vendit dhe avancimin e statusit të shqiptarëve në këtë shtet aleat. Pesha intelektuale dhe akademike e diplomatit e ngrit edhe subjektivitetin ndërkombëtar të shtetit. E në këtë korelacion, autoritetin dhe nderin i ke në nivelin më të lartë të vlerësimit. Ju faleminderit Ambasador për pritjen e dhuratën – librin!” – ka shkruar në fund Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit