Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka kërkuar dorëheqjen e presidentes, Vjosa Osmani.
Berisha i është drejtuar Osmanit duke i thënë dorëhequ dhe shpëtoje Kosovën
Ai ka përmendur edhe “listën e zezë” të ShBA-ve, në të cilën sipas tij pritet të hyjë kryeministri Albin Kurti.
“Pra, kësaj radhe, për shkak të kursit politik, me masat sanksionuese për Kosovën, pritet të hyjë në “listen e zezë” të SHBA, Albin Kurti – Kryeministri i Kosovës, meqë dihet dhe është kuptuar agjenda e tij, për çka edhe nuk pritët të dorëhiqet. Prandaj, duhet kërkuar nga Presidentja e Vendit që të ofron dorëheqjen dhe ti ftoj spektrin politik për një kompromis e konsensus politik, për të krijuar një qeveri tranzitore, gjithëpërfshirëse, mandati i të cilës nuk do kufizohej në kohë por do matej me përmbushjen e detyrave programore” – ka shkruar Berisha.
Ai gjithashtu ka thënë se opsion më pak i dëshirueshëm është që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, para se kryeministri ynë të publikohet në “listën e zezë” të SHBA-ve.
“Opsioni më pak i dëshirueshëm, është ta dërgoj vendin në zgjedhje të përgjithshme të jashtëzakonshme, duke e kryer kështu një akt të ndershëm qytetar, para se Kryeministri ynë të publikohet në “listën e zezë” të SHBA-ve.” – ka shkruar Berisha ndër të tjera.