3.7 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Berisha i PDK: Osmani shkeli Kushtetutën kur shkoi në Turqi për ndërhyrje estetike

- Advertisement -

Deputeti i PDK, Hisen Berisha, e ka quajtur shkelje të Kushtetutës, që presidentja Vjosa Osmani, ka qëndruar në Turqi, ku ka bërë ndërhyrjen estetike në dukjen e saj fizike, shkruan Scanner

Sipas tij, gjatë dy javëve, sa Presidentja ka qëndruar në Turqi, ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, meqë nuk ka bërë zëvëndësimin e saj, për aq orë apo ditë, sa ka qenë e pa aftë të ushtroj funksionin, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Sipas Berishës, mMe këtë dua të vë në pah se Kosova ka qenë pa President, për disa orë apo ditë!
“Ndaj, shtrohet pyetja hipotetike, çka nëse Presidentja nuk do të zgjohej nga anestezioni?!
Pra, në këtë rrethanë, dua të vë në pah se është shkelur Kushtetuta, Neni 9 – Mungesa e përkohshme e Presidentit”, shkruan Berisha, transmeton Scanner.

Postimi i plotë:

Presidentja në shkelje të Kushtetutës

Presidentja Vjosa Osmani, sipas mediave, ka bër ndërhyrje estetike në dukjen e saj fizike dhe mirë ka bërë.
Pra sipas njoftimeve, gjatë dy javëve, sa Presidentja ka qëndruar në Turqi, ka bërë ndërhyrjen për dobësim.
Për këtë periudhë sa Presidentja ka qëndruar në anestezion, për ndërhyrjen kirurgjikale për dobësim, faktikisht ka bërë shkelje të rëndë kushtetuese, meqë nuk ka bërë zëvëndësimin e saj, për aq orë apo ditë, sa ka qenë e pa aftë të ushtroj funksionin, sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Me këtë dua të vë në pah se Kosova ka qenë pa President, për disa orë apo ditë!
Ndaj, shtrohet pyetja hipotetike, çka nëse Presidentja nuk do të zgjohej nga anestezioni?!
Pra, në këtë rrethanë, dua të vë në pah se është shkelur Kushtetuta, Neni 9 – Mungesa e përkohshme e Presidentit.
Një praktikë e para do ditësh kur pati një ndërhyrje mjeksore Presidenti i SHBA, u bënë të gjitha formalitetet ligjore që vendi të mos ishte asnje moment pa President.
Kjo është obligim kushtetues edhe në vëndin tonë!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=419362683310734&id=100057110181734

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit