Demokratike u mblodhën sot poshtë banesës së kryedemokratit Sali Berisha. Poshtë banesës së tij, demokratët e mbledhur e ‘përshëndetën’ me një këngë kryedemokratit, si një mesazh për të gjatë kohës që ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Pasi Berisha përfundoi fjalimin e tij, në sfond nisi që të luhej kënga “Rezisto”, nga Renis Gjoka & Eugent Bushpepa, e cila është përdorur më herët edhe në fushatën zgjedhorë të PD-së.
TEKSTI I KËNGËS:
Mos prit, aspak.
Hidh një hap.
Ne u bëmë shumë.
Bashkë fitojmë!
Kokën lart burrat e dheut
Dhe ju gra veshur me diell.
Çdo fjalë humbet kuptimin.
Kur s’ke zë me fol.
Një ditë më shumë duro
dhe guxo, ti shpreso
REZISTO
Mesa duket fjalët e këngës, demokratët ia dedikuan liderit të tyre, i cili kishte dalë në dritare dhe i përshëndeste me simbolin e 2 gishtave dhe duke valëvitur flamurin kuqezi dhe atë të PD-së.