Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, është shprehur i bindur se vrasjet e shumë veprimtarëve pas luftës janë kryer me urdhër të Serbisë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Serbia për interesa të veta nuk i ka kursyer as serbët.
“Shumë luftëtar të UÇK-së dhe veprimtar politik janë vrarë pas luftës në Kosovë, ku besoi se 99.9% i ka ideur dhe kryer Serbia! Po shkruaj për këtë temë në përvjetorin e vrasjes së kom. Drinit pasi e kam një të drejtë morale, meqë e kam njohur në kohë lufte nga afër, emrin e të cilit e kanë përdorën dhe keqpërdorën matrapaz e parti politike për interesa të tyre, si dhe argatëet e Serbisë për ta mbajtur shoqërin ton të ndarë e të përqarë, siç është duke ndodhur edhe sot”, ka shkruar ai.
Sipas tij, këto vrasje pastaj janë keqpërdorur edhe politikisht.
“Idiotësia dhe naiviteti ka shku aq largë, sa edhe kur kanë folur dhe shkruar për të vrarit e pas luftës, i kanë deformuar dhe devijuar biografit e tyre, siç ka ndodhur me Drinin, ku në memorialin e tij në Prizren, në mënyr më të poshtër të mundëshme i deformohet biografia!!! Vetëm njëher jamë marrur me këtë çështje që nga pas lufta, edhe atë kur i kam reaguar në Kuvend, Vjosa Osmanit e Lumir Abdixhikut në legjistaturën e 5, të cilët në mënyr më të paskrupëllt në prag të një fushate elektorale, filluan ti keqpërdorin vrasjet e pas luftës si edhe shumë të tjerë para tyre, për llogari e intetesave të politikës ditore”, ka shkruar Berisha.
Më pas, ai ka kritikuar edhe misionet ndërkombëtare që kanë shërbyer në Kosovë.
“Serbia për arritjen e qëllimeve të veta nuk i ka kursyer as serbët (rasti Panda, rasti Gjingjiq etj) si po mendoni se i ka kursyer shqiptarët? Kësaj politike të Serbisë dhe qëllimeve të saj, i ka ndihmuar pas luftës edhe Unmikistani më von Eulexi (Salustro) të cilët në frymën e qëllimeve të saj, kan ngrituar aktakuza ndaj njerzëve të caktuar, pa kurrfar fakte apo edhe me “fakte” të sajuar nga argatët e Serbisë, për ti dhën pastaj matrial horrave pa tru të rrieteve sociale që të hanë m… kundër atij apo këtij personaliteti apo partie politike”, ka shkruar ai.