0.2 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Berisha: Hetoni komunikimet e Ramës me Mogherinin në SkyECC dhe Matrix

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu u ka bërë thirrje Prokurorisë Publike Europiane, Prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, OLAF, të hetojnë komunikimet mes kryeministrit Edi Rama dhe Federika Mogherinit, në lidhje me tenderin për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë.

Kryedemorkati ka treguar gatishmërinë e PD që të ndihmojë në zbardhjen e aferave të mazhorancës.

“Dosja “Rama-Mogherini” është shumë më e rëndë se ajo e Kolegjit Europian. U bëj thirrje, Prokurorisë Publike Europiane, Prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, OLAF, të hetojnë marrëveshjen e fshehtë për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë. Të hetojnë emalit dhe komunikimet e tyre të koduara, SkyECC, Matrix, të vërtetuara që Rama i ka përdorur edhe më parë siç është rasti i McGonigal. U bëj thirrje të hetojnë aferat korruptive të Ramës dhe ministrave të tij. PD është gati të kontribuojë për zbardhjen e aferave”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit