Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokratike në “Edicionin Special”, tha se i kishin pritshmëritë më të larta në këto zgjedhje.
Berisha tha se pritën që t’i merrnin 10 përqind, por meqë ky është rezultati ata pajtohen.
“Natyrisht i papritshëm përshkak të një fushatë dinamike e masovike që e kemi bo. Natyrisht që e kemi pritur një 10 përqind, por ky është rezultati dhe ne pajtohemi”,
Ai tutje shtoi se: “Edhe KQZ është e kapur nga pushteti, ka dilema me atë që ka ndodhur me datën 9 shkurt, ku janë ndryshu të dhënat gjë që ka nxit pakënaqësi te qytetari. Në të njëjtën kohë, gjuha që ka përdorur Kurti ka qenë nxitëse. Mendoj që problemi i atë natëshëm është më i thellë”, tha ai.
Ndërkaq, sipas Berishës kjo çka po ndodh me këto zgjedhje është kulmi i së keqes, duke shtuar se komsionerët nuk kanë as kushte në vendet ku po numërohen votat.
“Ndodh që dy ditë një kuti nuk e përfundojnë, në sallat ku po bëhet numërimi është ftohtë dhe nuk kanë nxemje dhe nuk kanë kushte, ky proces zgjedhor është duke u degraduar”, tha ai.
Poashtu, Berisha theksoi edhe një herë se nuk do të bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.