Kryetari i shoqatës “VATRA”, Elmi Berisha është shprehur se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të relaksuara dhe në nivel shumë të mirë.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se gjithmonë duhet të dëgjohen këshillat e ShBA-së.
“Mund të them që raportet tani për tani me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të relaksuara, në nivel shumë të mirë. Marrëdhëniet me Amerikën janë të reklasuara dhe të mira. Gjithmonë duhet të dëgjohen këshillat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse ne nuk kemi asnjë arsye të vetme të mendojmë që mund të fshihet diçka pas ndihmës dhe këshillave që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.
“Është vullneti dhe dëshira e qytetarëve të Kosovës se kë e votojnë dhe sigurisht se Amerika do ta respektojë, edhe ne shqiptaro-amerikanët do ta bëjmë punën tonë, do t’i sistemojmë dhe kanalizojmë të gjitha mundësitë dhe energjitë tona që të mirëkuptohemi në Uashingtonin zyrtar, edhe atëherë kur mund të bëjmë gabime”, tha ai./Klankosova.tv






