23.2 C
New York
Friday, June 20, 2025

Buy now

Berisha: Fyerjet e Kurtit janë të qëllimshme, synojnë përplasje me opozitën

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili e quajti opozitën “nomadë”.

Berisha tha se kjo nuk është hera e parë që Kurti përdor një gjuhë të tillë, duke e cilësuar si pjesë të një strategjie të qëllimshme për përçarje politike.

“Nuk është hera e parë që ai bën fyerje të tilla dhe flet në këtë gjuhë. Kjo është pjesë e strategjisë së tij, nuk është e rastësishme. Ai ka kriza sociopatike në kokë, dhe kjo lidhet me karakterin e tij. Është e qëllimshme që të krijojë përplasje dhe të pamundësojë bashkëpunimin apo tejkalimin e krizës”, deklaroi Berisha në Tëvë1.

Ai shtoi se me këtë deklaratë, Kurti ka synuar të godasë partitë opozitare dhe të shmangë çdo mundësi bashkëpunimi institucional.

Të ngjashme

Të fundit