26.3 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Berisha: FSK-ja nuk pushtoi askënd, po bëhet propagandë mbi një tragjedi

- Advertisement -

Ish-ushtaraku i UÇK-së dhe ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka reaguar ndaj debatit publik që ka shpërthyer pas daljes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në veri, me rastin e kërkimit të trupit të pajetë të një 33-vjeçari që humbi jetën në liqenin e Ujmanit.

I ftuar në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Berisha e quajti të papranueshme politizimin e situatës dhe nënvizoi se FSK-ja ka vepruar në përputhje me mandatin kushtetues.

“Tema kryesore e cila duhej të ishte në fokus, është jeta e një personi që ka humbur atje. E jo tema politike për propagandë, se gjoja FSK-ja po zbarkon në veri, thuajse po bëhej invadim apo pushtim territori,” tha Berisha.

Ai shtoi se është e turpshme të ndërtohen narrativa politike mbi një fatkeqësi njerëzore.

“Kjo është e turshme. Mbi fatkeqësinë e humbjes së një të riu dhe dhimbjen e familjes së tij, të ngritën tema politike të këtij karakteri – është e papërgjegjshme,” theksoi ai.

Sipas Berishës, FSK-ja ka të drejtë të kryejë operacione në çdo cep të territorit të Kosovës, dhe kjo është e përcaktuar qartë në Kushtetutë.

“Edhe ne duhet ta dimë: FSK-ja e ka mandatin në të gjitha territoret e Kosovës për të kryer operacione në bashkëpunim me KFOR-in. Kjo është e rregullt dhe kushtetuese,” sqaroi ai.

Berisha nuk kurseu kritikat për Qeverinë Kurti, duke e akuzuar për manipulim të opinionit publik:

“Dalja e FSK-së është paraqitur si triumf i Qeverisë, por në të vërtetë është thjesht një detyrë ligjore. Kjo është gënjeshtër dhe propagandë e kësaj Qeverie,” u shpreh ai.

Ai paralajmëroi se kjo mënyrë e trajtimit të situatës i jep hapësirë Serbisë për të ndërtuar një narrativë armiqësore kundër Kosovës.

“Me këtë aferë që është krijuar, Qeveria i ka dhënë një pretekst Beogradit dhe Vuçiqit, i cili është në krizë për shkak të revoltave në Serbi. I ka dhënë mundësinë të ringjallë militarizmin dhe shovinizmin serb ndaj Kosovës,” tha Berisha.

Sipas tij, kjo retorikë i shërben vetëm diskursit për ndarjen e Kosovës përmes Asociacionit.

“Po i thuhet Vuçiqit: ‘Albin Kurti po pushton territore’, dhe kjo po përdoret si justifikim që ‘ne do të ngremë Asociacionin’. Është një rrugë që çon në destabilizim,” paralajmëroi Berisha.

Të ngjashme

Të fundit