Zyrtari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është treguar i ashpër me Lëvizjen Vetëvendosje pasi një asamblist i saj është arrestuar për drogë në Tiranë.
Ai këtë parti politike e ka quajtur organizatë kriminale.
Berisha ka shkruar në “Facebook” se KQZ-ja duhet të diskutojë mundësinë për të ai ndalur aktivitetin politik kësaj partie.
“Kosova, por as Shqipëria nuk i kanë borxh Albinit dhe LV-ë që rininë me ia helmuar me drogë të Serbisë. KQZ-ja duhet ta diskutoj mundësinë që t’ia ndalojë veprimtarin politike, organizatës kriminale – LV-së!”, ka shkruar Berisha.
https://m.facebook.com/zafir.berisha/posts/7367292743300840?ref=embed_post&wtsid=rdr_0744RyCdFCBwg4sRe