10.3 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Berisha e quan “rikthim të madhërishëm” fitoren e Trump në SHBA

- Advertisement -

Sipas Berishës, qytetarët amerikanë, “me votën e tyre plebishitare, u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre, dhe me rikthimin më të madh të të gjitha kohërave, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, duke e quajtur këtë “një rikthim të madhërishëm në Shtëpinë e Bardhë”, të cilin e vulosi kombi amerikan përmes zgjedhjeve.

Sipas Berishës, qytetarët amerikanë, “me votën e tyre plebishitare, u ngritën mbi hipokrizinë, mashtrimin, përpjekjet për t’ iu diktuar me të gjitha mjetet udhëheqësin e tyre, dhe me rikthimin më të madh të të gjitha kohërave, zgjodhën për të ardhmen e ndritur që meritojnë, Donald Trump President të 47-të të vendit të tyre”.

Berisha vijon më tej: “Ata votuan për vlerat themelore të njeriut dhe njerëzimit që ndajnë dhe mbrojnë njerëzit e lirë në mbarë botën, votuan për begatimin e tyre dhe paqen në botë. Me Presidentin Donald Trump, SHBA, aletatët dhe partnerët e tyre në këtë kohë luftërash janë më të sigurtë se kurrë më parë. Por qytetarët amerikanë votuan gjithashtu për shpëtimin e vendit të tyre dhe jo vetëm atij, nga mafia më e rrezikshme e kohërave, mafia e George Soros.

Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, parti simotër prej tre dekadash e Partisë Republikane, uroj përzemërsisht fitoren historike të Presidentit të 47-të të SHBA Donald Trump, kandidatëve të kësaj partie në drejtimin e Kongresit të SHBA dhe shpreh besimin se marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve dhe dy partive do të njohin zhvillime të shkëlqyera.

Zoti i bekoftë SHBA, kombin dhe Presidentin e tyre!”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit