8 C
New York
Sunday, December 29, 2024

Buy now

Berisha: E përbashkëta e Vjosës dhe Albinit ka qenë lufta e pakompromis ndaj eksponentëve të UÇK-së

- Advertisement -

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, nuk i ka marrë seriozisht kritikat e presidentes Vjosa Osmanit ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka vlerësuar se Vjosa Osmani në postin e presidentes ofendim për Kosovën.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se e përbashkëta e Osamnit dhe Kurtit ka qenë lufta e pakompromis ndaj eksponentëve të UÇK-së.

“Vjosa Osmani vazhdon të mbetet ajo që e kamë thën kur është zgjedhur presidente “… ofendim për Kosovën”. Përpjekjet e saj që të ndahet nga ata që po i shkatërrojn vlerat e këtij vend, të arritura me shumë mund e sakrifica, nuk e amneston atë. Që kur e ka filluar karrierën e saj, si asistente e Fatmir Sejdiut dhe përkëthyese e Hashim Thaqit, vazhdimishtë ka bër veprime dhe lojra makiaveliste me logjikën “qëllimi arsyeton mjetin”! E përbashkëta e saj (Vjosës) me Albinin ka qenë lufta e pakompromis linçuese e shpifse me propagand serbo-ruse kundër ekspeonentëve të UÇK-së, gjë që përkohsishtë edhe e kanë arritur qëllimin. Mirpo kur tashmë djelli (UÇK-së) po lindën përsëri, Vjosa po tenton të futet në “dujqit” e dikuj siç është mësuar, për ta kalluar llugën në të cilën e ka futur veten dhe Kosovën”, ka shkruar Berisha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit