-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Berisha: Do të jem zë i grave në Kuvend, Bedri Hamza është njeriu i duhur për Kosovën

- Advertisement -

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Berisha, e cila në listën e PDK-së ka numrin 68, ka deklaruar se në Kuvendin e Kosovës do të jetë zë i grave të Drenasit dhe të gjithë Kosovës.

Do të jem zëri i grave të Drenasit dhe gjithë Kosovës. Do të mundohem të krijoj më tepër politika për barazi gjinore, do të angazhohem për krijim të mundësive për të rinjtë, të cilët dëshirojnë të avancojnë në karrierën e tyre profesionale dhe që ata të përfshihen sa më shumë në vendimmarrje”, ka thënë Berisha.

Berisha, e cila është nënkryetare e degës së PDK-së në Drenas, është shprehur e kënaqur me mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.

Ajo ka bërë me dije se entuziazmi i qytetarëve që po shihet në terren po ia forcon bindjen në fitoren e PDK-së më 9 shkurt.

Fushat po ecën me një ritëm të jashtëzakonshme, entuziazmi i qytetarëve është i lartë, sikur duket që njerëzit mezi i kanë pritur këto zgjedhje. Prandaj, edhe unë jam shumë e kënaqur me pritjen e qytetarëve”, ka është shprehur Berisha.

Ndër të tjera, ajo ka treguar motivin që e ka shtyre për t`i hyrë garës për deputete në këto zgjedhje.

Besimi se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm më motivoi të marr këtë hap. Kosova ka shumë më tepër potencial dhe mund të zhvillohet më tepër. Si ekonomiste mendoj se jam e përgatitu mjaftueshëm që aftësitë e mia t`i adaptoj edhe në nivelin qendror, duke qenë se vendi i jonë ka nevojë të zhvillohet shumë më tepër”, ka thënë ajo.

Berisha e ka vlerësuar lartë kandidatin e PDK-së për kryeministrit, Bedri Hamzën.

Ajo ka vlerësuar se Hamza është njeriu që i duhet Kosovës në situatën aktuale.

E kemi kandidatin e duhur për kryeministër. Bedri Hamza është njeriu që i duhet Kosovës, është një ekonomist i provuar, është personi që ka udhëhequr me pozita të ndryshme publike dhe ka treguar suksese. Në kemi një besim të lartë në të, dhe ne momentin që ndodhemi tani kemi nevojë për te, në mënyrë që ekonomia e vendit të zhvillohet. Kjo më bën edhe mu si kandidate që të kem besim më të madh”, ka thënë Berisha.

Sipas saj, të rinit duhet të mendojnë dy herë para se të votojnë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Bedri Hamza është një lider i dëshmuar dhe një profesionist me përvojë të gjatë. Ai është i vetmi lider që i ka rritur pagat dy herë. Ai ka një plan të qartë për të nxjerrë Kosovën nga kriza ekonomike dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt. Bedri Hazma është personi i duhur, këtë po e tregojnë edhe qytetarët çdo ditë në takime të ndryshme. 9 shkurti do të sjell momenti i duhur me ndryshimin e madh”, ka thënë ajo.

Në këtë intervistë Berisha ka folur për familjen jetën e saj dhe sukseset që i ka pasur si drejtoresh e inspektoratit në komunën e Drenasit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit