Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar Qeverinë Kurti për sulmet ndaj mediave dhe opozitës.
Ai ka vlerësuar se dështimi për të qeverisur me duar të pastra, ka bërë që kryeministri Kurti dhe eksponentët e partisë në pushtet t’i sulmojnë të gjithë ata që mendojnë ndryshe.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se këto përpjekej të ekzekutivit do të jenë të kota.
“Tendenca e regjimit aktual për me i lën nën hije të sulmit teroristë në asetet e rëndësis së veqantë të Ibër-Lepencit aferat korruptive, është një përpjekje e kotë. Dështimi për me qeverisë Kosovën me duar të pastërta, ka bër që regjimi në fund të mandatit të sulmoj të gjithë ata që nuk mundojn si ata, duke mos i kursyer as mediat dhe gazetarët”, ka shkruar Berisha.