Hisen Berisha ish-deputet dhe njohës i çështjeve ushtarake dhe të sigurisë, ka thënë se deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte për FSK-në ka qenë më e mira.
Ai ka thënë se kjo deklaratë është keqinterpretuar .
“Rutte e ka bërë deklaratën më të mirë të mundshme për FSK-në. Ne e kemi interpretuar në mënyrë më të shëmtuar e më denigruese në raport me forcën tonë dhe vetveten ka thënë Berisha në Tëvë1.
Ai ka thënë poashtu se deklarimi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është rrugë e gjatë qëndron, pasi sipas tij, NATO është organizatë politike dhe ushtarake.
“Është rrugë e gjatë e Kosovës drejt NATO-s, sepse NATO është organizatë politike dhe ushtarake. Pra nuk mund të bësh ti integrimin ushtarak e nuk je kërkund me integrimin politik. Rutte çfarë thotë se është e vështirësuar, sepse ne ende nuk e kemi përfunduar procesin politik të shkëputjes nga Serbia. Kosova ende është me problemin e mbylljes së dialogut dhe shkëputje politike nga Serbia”, ka thënë Berisha.
Ai është shprehur se dhe procesi i transformim të FSK-së për dhjet vjet nuk ka qenë i rastësishëm. Duke theksuar se NATO garanton sigurinë e Kosovës, ka vlerësuar se Kosova mund ta përgatisë ushtrinë e saj pa e rënduar buxhetin.
Gjatë javë së kaluar Sekretari I Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, duke folur për FSK-në ka thënë se ata janë që FSK të përgatitet sa më mirë për misione humanitare në Kosovë.
“Mandati është që të sigurohemi që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar këtu në Kosovë. Kështu është mandati saktësisht i NATO-s për ta ndihmuar FSK-në që të jetë më e mirë si forcë humanitare kur ka fatkeqësi të tilla natyrore ose njerëzore”, ishte shprehur Rutte.