- Advertisement -
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, është shprehur i befasuar me disa deputetët që po e kritikojnë Albin Kurtin për mosrespektim të Kushtetutës.
Ai ka ironizuar me këto kritika, duke shtruar një pyetje.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti as Ditën e Kushtetutës nuk ua ka uruar qytetarëve të Kosovës.
“Po bafasohem kur po i dëgjoj disa deputet në tentativë dhe shumë të tjerë, duke thën: Albini nuk po i respekton ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës! Kur i ka respektu, që nuk po i respetojka sot? Me 9 prill ishte dita Kushtetutës, a dëgjuat që tha ndonjë fjalë, për atë ditë…? Ligjet dhe Kushtetutën e respekton vetën kur i duhet për privilegje personale dhe suitën e tij, por jo 24/7”, ka shkruar Berisha.