7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Berisha: Albin Kurti qenka pispillan, e ka izoluar e varfëruar Kosovën

- Advertisement -

Gazetarja Kimete Berisha ka vazhduar me kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Berisha tha se është shumë e zhgënjyer nga Kurti edhe pse vet e ka votuar që të vijë në pushtet

“E kam votu, i kam ndihmu shumë, kam besu që është ndryshe. E ky ish pispillan. Me xhipa, me hellanke, fytyra vizllimë, mendjen hu… Prej lezetit djali i mban sytë palutë, si nuse. Sapo e mori pushtetin, i dha vetes liri ta shpreh budallallëkun. Pra, lëre që nuk e urrej, por nuk e shoh.  Përkundrazi, më vjen shumë keq që ka dështuar, sepse nëse do të ishte i suksesshëm neve do t’na binte mirë, do t’ia shihnim hairin”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Ajo tha se Kurti ka mentalitet dhe mendësi të varfanjakut dhe se po gënjet të gjithë popullin me ministrat e tij.

“Kryeministri ka mendësi të varfanjakut. Ka mentalitet të varfanjakut. Një njeri që e gënjen komplet popullin edhe na i prezanton dudukat si ministra fenomenal…Artanen që ua bën serbëve jetën parajsë, e për shqiptarët është antishqiptare; Gërvallen – që largon shqiptarë nga puna si masë e dhunshme (veç pse s’kanë ditur sa kocka i ka sheshi i Londrës). Gënjen Kryeministri, sepse ju merr për të pa ‘ditur dhe të pa lexuar.”, çfare edhe jeni”, shkroi Berisha.

Berisha shtoi se kryeministri Kurit e ka shkatërruar dhe e ka izoluar Kosovën për një vit.

‘Për 1 vit në pushtet Albin Kurti e ka shkatërruar Kosovën sa 20 vite ata të tjerët’ (popullore).

E ka sëmur Kosovën me dëshpërim. E ka lodhur fizikisht. E ka varfëruar. E ka izoluar”, tha ajo.

Postimi i plotë:

…çifti i tij me ta udhëheq kuzhinën popullore – kërrsh ta bën:
ta derdh tamblin;
ta sosë pasulin;
i gjindet kimja n’çorbë’;
e fsheh mishin e terun prej f’mive:
zhele bombonet i ruan mbi orman;
dardhat i mban n’tavan;
një rriskë mollë për kokë banori;
i ruan turshitë e parvjetit;
shërben me sahana t’thymë; ..

Kushdo që mendon se ia kam inat,
gabon.

E kam votu, i kam ndihmu shumë, kam besu që është ndryshe…

E ky ish pispillan. Me xhipa, me hellanke, fytyra vizllimë, mendjen hu…

…se si ka arritur ta fsheh padijen prej meje, është shumë enigmatike.

Prej lezetit djali i mban sytë palutë, si nuse.

Sapo e mori pushtetin, i dha vetes liri ta shpreh budallallëkun.

Pra, lëre që nuk e urrej, por nuk e shoh.
Përkundrazi, më vjen shumë keq që ka dështuar, sepse nëse do të ishte i suksesshëm neve do t’na binte mirë, do t’ia shihnim hairin.

Është dogmat.
Kryeministri ka mendësi të varfanjakut.
Ka mentalitet të varfanjakut.
Sipas ‘Ligjit të Tërheqjes’, varfëria e tërheq varfërinë.
Është negativ dhe tërheq energji negative.

Varfëria i duket vlerë.

Unë do të doja që ai sot të kthjellej dhe të udhëheqte mbarë, por nuk ka shans.

Një njeri që e gënjen komplet popullin edhe na i prezanton dudukat si ministra fenomenal…
Artanen që ua bën serbëve jetën parajsë, e për shqiptarët është antishqiptare;
Gërvallen – që largon shqiptarë nga puna si masë e dhunshme (veç pse s’kanë ditur sa kocka i ka sheshi i Londrës).

Gënjen Kryeministri, sepse ju merr për të pa ‘ditur dhe të pa lexuar.”, çfare edhe jeni.
Ama, ai nuk e merr me mend se ju jeni të mençur dhe anipse nuk e keni lexuar Kapitalin, si ai, e hetoni kur nuk keni pare.

Shikoni serialin e dokumentarëve ‘How To Become a Tyrant’ dhe e shihni se si krijohen tiranët.

Ata e dinë mirë se ku ju dhemb juve, e dinë se ty të duhet fajtori i jetës tënde mizerable.

Ta gjen ty Baba fajtorin.
E orienton urrejtjen dhe hakmarrjen tënde kah PDK-ja dhe LDK-ja, por harron diçka:
Albini harron se ty nuk të mjafton fajtori për të kaluarën tënde, por ti ke nevojë për dashuri dhe për jetën e sotme.

Nuk e mbulon Ti dështimin e Albinit me urrejtjen ndaj të tjerëve.

Hashim Thaçi nuk është kah ta bën jetën ferr!
E kush pra po ta bën sot jetën ferr?
E kaluara?
E kaluara dje ta ka bërë jetën ferr.
Sot, sot kush po ta bën jetën ferr?

‘Për 1 vit në pushtet Albin Kurti e ka shkatërruar Kosovën sa 20 vite ata të tjerët’ (popullore).

E ka sëmurë Kosovën me dëshpërim.
E ka lodhur fizikisht.
E ka varfëruar.
E ka izoluar.
E ka zbrazur Kosovën nga shqiptarët (si Rankoviqi, veç me metoda tjera).

Duket sikur kemi mbaruar.

I ka kthy morrat, e ka kthy mendësinë e mjerimit…ato lamjet veç të dieleve,
bojleri dhez veç mbas 10-ve t’natës,
një makinë e lamjes n’jav’të;
me la tesha me dorë (a po mun’ i shtrydhë);
Qilimat i lajmë te lumi (aty matanë lumit fshihet një dashni);
teshat s’ke pse i ndërron pa t’u pikë …
kerri m’u la 6 euro – thuajse po ta lan me shllaf t’dukatit.

Kjo mënyrë e jetës është dënim (pa gjyq). Ama, dënim i merituar.

P.S. Jashtë temës: Po lypke njani punëtore kuzhine, në mesin e tyre edhe një ‘sallatere’ – me na bà sallatë).

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit