-7 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Berisha akuza në drejtim të Taulant Ballës: Ke 100 telefonata me Nuredin Dumanin

- Advertisement -

Akuza të ashpra ka lëshuar Sali Berisha në drejtim të kryetarit të grupit të Partisë Socialiste, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë.

Ish-kryeministri e akuzoi deputetin se ka folur dhjetëra herë me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, dhe se është personazh familjar i bandës së Elbasanit.

“Denoncoj qeverinë e cila nuk sjell në Parlament marrëveshjet e ekstradimit me vendet e Beneluksit dhe këtë nuk e bën për faktin e vetëm se të paktën 6 ministra dhe shumë e shumë deputetë socialistë janë kandidatë për ekstradime. Kam një pyetje për parafolësin që s’dua t’ia përmend as emrin, kam një pyetje. Sa i pagove Nuredin Dumanit për të të shpëlarë tek Manhasët, kjo do të dalë, dhe nuk është vetëm kjo, po ja ku po ua them të nderuara zonja, ai ka mbi 50 apo 100 telefonata me Dumanin, me sharrën, me gozhdën, dhe me serialin e bandës së Suel Çelës dhe Talo Çelës e me radhë. Pra këto janë”, tha mes të tjerash Berisha./a2news/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit