1 C
New York
Sunday, January 18, 2026

Buy now

Berisha, Abdixhikut: Mirë do të ishte me ndal gojën, dhe me kontrollu dorën

- Advertisement -

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ndonëse ka ofruar dorëheqjen, në një shkrim të fundit la të kuptojë se do të jetë ende Kryetar edhe pas mbledhje së Kuvendit të partisë i cili duhet të votojë për ose kundër.

Avokati Besnik Berisha i ka reaguar Abdixhikut, i cili, sipas tij, e paska ndarë LDK-në në “të vjetër dhe të rinj”.

Berisha i kërkoi më mirë “të ndal gojën, e të kontrollojë dorën”.

Postimi i plotë:

Qenka nda LDK-ja ne “te vjeter” e “te rinj”.

Lumiri pardje serish e permendi doreheqjen, sot po paralajmeron “fshese” per te vjetrit.

Pra, ose u pendu… ose e kuptoi qe Kuvendi s’ia “pranon”, sepse ka punu fort keto dite dhe e ka mbush me duartrokites.

Por nje gje eshte e qarte, LDK nuk sherohet duke u percare.

Nuk ndertohet reforma duke e kthy partine ne lufte te brendshme. Nuk udhehiqet LDK me kercenime, me lista, e me “spastrime”.

LDK s’eshte pronë e askujt.

As e te vjeterve. As e te rinjve. As e Lumirit.

Keshilla ime per Lumirin: Mire do ishte me ndale gojen, e me kontrollu doren. LDK eshte me e madhe se ambicia e kujdo qe deshtimin e shperndan tek antaresia, e meritat ia atribuon vetes.

Mos te harrojme, kur kryetari fillon me i trajtu njerezit si pengesa, partia fillon me i humb te gjithe.

Të ngjashme

Të fundit