23.9 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Bëri thirrje për eliminim të gazetarëve: Behluli, ‘gazetar’ nga Lugina, ftohet nga Krimet e rënda në Kosovë

- Advertisement -

Gazetari nga Lugina që dilte në debate me Sheshelin, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin e disa gazetarëve të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Behluli përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, me shumë gabime drejtshkrimore.

“Në cilësinë e të dyshuarit për nesër jam i ftuar nga Drejtoria për hetimin e krimeve të rënda në Prishtinë të merrem në pyetje lidhur me rastin të inicuar për veprën penale “kanosje” ndaj disa gazetarëve dhe mediave të Kosovës ! Normal si profesionist i kësaj fushe dhe qytetarë që i respekton institucionet e shtetit të Kosovës pamvarsisht se jam shtetas i huajë, kësaj ftese do ti përgjigjem pa asnjë hamendje, do të paraqitem para organeve kompetente të Republikës së Kosovës”, shkroi ai mes tjerash.

Të ngjashme

Të fundit