30.8 C
New York
Monday, August 11, 2025

Buy now

Bëri fakenews për Bedri Hamzën, sot kërkon falje

- Advertisement -

Policia e Kosovës ditën e djeshme ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë, Hafiz Garën dhe Irfan Lipovicën.

Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore.

Emri i zyrtarit Lipovica u lakua shumë gjatë ditës së djeshme në rrjete sociale.

Një qytetar me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e djeshme, është dhëndër i Bedri Hamzës.

“Një person me emrin Qëndrim Krasniqi, publikisht ka deklaruar se “Irfan Lipovica, i arrestuar ditën e sotme, është dhëndër i Bedri Hamzës dhe se i njëjti është martuar me vajzën e vëllaut tim”. Kjo është një e pavërtetë e madhe dhe një shpifje shumë e ulët”-ka shkruar Hamza në Facebook.

https://m.facebook.com/bedrihamza.official/posts/681117193905448?ref=embed_post&wtsid=rdr_0lgKoJB7LCwQg1u1b

Por, pas reagimeve të shumta Krasniqi ka kërkuar falje publike për informacionin e gabuar për rastin e Irfan Lipovices.

“Qe moti kam mendu se Valentina Hamza eshte mbesa e Bedri Hamzes sepse ne Ministri ajo ju ka referu me axha Bedri. Prandaj, me vjen keq qe jam ngut dhe e kam ba postimin pa e verifiku afersine ne mes personave te apostrofum”, thuhet në postim.

https://m.facebook.com/qendrim.krasniqi.336/posts/10159186187052120?ref=embed_post&wtsid=rdr_0JwRbWYS2SajRb9Lx

Të ngjashme

Të fundit