Bebe Rexha ka qenë një nga emrat më të komentuar gjatë kësaj kohe marrë parasysh vizitën e saj në trojet shqiptare.
Ajo performoi në Sunny Hill Festival e më pas bëri të ditur se do të rikthehet në vendlindje, në Dibër, pas 12 vitesh.
Derisa takoi familjarët dhe ndau fotografi me ta, artistja mori vëmendje me një shkrim.
“Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva – për mua të gjitha janë Shqipëria ime”, u shpreh 34-vjeçarja.
Kjo deklaratë bëri bujë të madhe në mediat serbe, të cilët kanë bërë tituj të ndryshëm në lidhje me këtë.
Krahas kësaj, Rexha ka bërë një reagim në InstaStory, ku thotë se është krenare që është shqiptare.
Postimi i plotë i Bebe Rexhës:
“Shqiptarët janë përballur me kufij shtetërorë të imponuar, duke ndarë njerëz të të njëjtit komb dhe gjak në shtete të ndryshme.
Megjithatë, kur mendoj për shqiptarët, kufijtë shtetërorë kanë pak rëndësi për mua.
Mendoj për gjuhën tonë të bukur, traditat tona, muzikën dhe vallet tona, dhe shumë elementë që nuk kufizohen me kufij.
Jam thellësisht e dashuruar me rrënjët e mia, krenare që jam shqiptare dhe krenare për çdo shqiptar që jeton ende në këto troje, si dhe për mijëra në komunitetin jashtë vendit që jetojnë në Amerikë, Evropë dhe në mbarë botën.
Ju dua të gjithëve”. 1