Bëri “bismilah” para se ta gjuante penalltinë, Ronaldos “i dhezi” lutja (video)

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo u rikthye të premten me dy gola në fitoren e Al-Nassrit ndaj Al-Najma.

Superylli portugez kontribuoi me dy gola në fitoren 5-2 të Al-Nassrit, për të zgjeruar epërsinë në krye të tabelës në gjashtë pikë – përkohësisht.

Por, ajo çka mori vëmendje nga nata e mbrëmshme e Ronaldos, ishte diçka tjetër e jo golat e tij.

Bëhet fjalë për momentin kur ai tha “Bismilah” para se të shënonte gol nga penalltia.

Ronaldo shënoi nga penalltia në minutën e 56-të, për 3-2.

Në minutën e 73-të shënoi golin e dytë personal, për rezultatin prej 4-2.

Sadio Mane e mbylli takimin për 5-2, teksa senegalezi kishte shënuar edhe në minutën e 45+9’ në pjesën e parë, për 2-1. Një minutë më herët kishte shënuar Abdullah Al Hamdan për 1-1.

Cristiano Ronaldo ka arritur arriti shifrën prej 967 golave në karrierë, duke shkuar sigurt drejt shifrës prej 1000 golave.

Të ngjashme

Të fundit