2 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Berat Rukiqi i LDK-së: Qeveria Kurti e pa aftë por krenare, ka rekord në dështime

- Advertisement -

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur konferencë për media ku ka paraqitur qeverisjen e deritanishme të drejtuar nga kryetari i vetëvendosjes, kryeministri Albin Kurti.

Në konferencë ka folur anëtari i kryesisë Berat Rukiqi, i cili duke elaboruar dështimet që kanë ndodhur në Qeverinë Kurti 2, ato janë proklamuar si suksese.

“Dështimet për të cilat po flasim e kanë arrogancën e kësaj qeverie, e këtë faturë po e paguajnë qytetarët. Ndërsa dështimet kjo Qeveri po i shndërron në suksese. Kjo qeveri është sinonim në paaftësi por krenar në paaftësisë e tij.
Inflacioni ka qenë në vitin e parë të qeverisë 3.2, 2022 11.6 për qind, e sa po dalë nga pandemia. Ndërsa në vitin 2023 4.9. Pra sa e pa aftë ka qenë një qeveri me menaxhu një inflacion. 100 euro sot e ka vlerën e 81. 65 euro, me kalkulimin e rritjes së çmimeve. Nëse një pagë e kemi pasur 450 euro, i kemi mbuluar shpenzimet pazike, sot na duhen 556 euro për të njëjtat.
Pjesa e dytë e paaftësisë së dështimit të deficitit tregtar. Ka qenë në vlera të ndryshme por jo në këtë përqindje.
2020 2.8 miliardë deficit tregtar, ndërsa 2023 4.95 miliardë euro nuk qëndrojnë ma tek ne. Këto para tash krijojnë vende të punës në vendet të tjera. Pra dyfishimi i deficitit për vetëm një vit.

Eksport kemi plotë 101 milionë euro më pak krahas vitit paraprak. 2022 janë 920 milionë euro, ndërsa në vitin 819 milionë euro e 64 mijë euro. Pra kompanitë e jashtme kanë porositur më pakë produkte nga vendi jonë. Kjo na shfaqet tash në imazhin donë. Sinonimi Qeveria e Rekordeve Të Paaftë dhe Krenar, ka thënë Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së LDK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit