Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka reaguar për seancën që po mbahet sot për formimin e qeverisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rukiqi tha se për kryeministrin në detyrë, Albin Kurti se po e paraqet “ekspozën për Qeveri”.
“Hera e parë që dikush, në vend se të paraqesë program qeverisës, e shndërron ekspozen për Qeveri në vajtim populist për dështimin. Bravo Albin”, ka shkruar ai.






