6.1 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Berat, rrugët e lashta me kalldrëm drejt restaurimit 

- Advertisement -

Në Shqipëri, qyteti i Beratit vizitohet nga turistë nga e gjithë bota. Në qytetin 2400 vjeçar, që u bë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, rrugët më kalldrëm po restaurohen, por autoritetet lokale po përpiqen të gjejnë gurgdhendës, ndërsa shumë të rinj po largohen nga vendi.

Qyteti antik i Beratit në Shqipëri është një nga qytetet që pret një numër të lartë turistësh.

Qyteti 2400 vjeçar, që u bë pjesë e listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, është i njohur për shtëpitë e tij të bukura me mure me gurë të bardhë, me dritare të mëdha prej druri që mbulojnë faqet e kodrave.

Shumë punëtorë synojnë të përfundojnë misionin e tyre për të restauruar pothuajse çdo rrugë me kalldrëm në lagjen Mangalem, shtëpia e Xhamisë së Sulltanit të shekullit të 16-të, më e vjetra në Shqipëri.

Por autoritetet lokale po hasin në vështirësi për të gjetur të rinj që janë të gatshëm të mësojnë artin e punimit me gur.

Pagat e ulëta kanë dëtyruar shumë të rinj të largohen nga vendi. Pjesa më e madhe e punonjësve janë nga 60 vjeç e sipër.

Punëtori më i ri është 38-vjeçari Agron Kucuku. Ai ka më shumë se 15 vjet që punon me gurë.

Eugen Kallfani, arkitekt dhe drejtues i departamentit të trashëgimisë kulturore të qytetit, e përshkruan Beratin si një “muze të gjallë në natyrë” që është unik për shkak të punimeve me gurë.

Puna për restaurimin e rrugëve filloi në janar, me një pauzë të shkurtër gjatë verës. Tani puna ka rifilluar dhe projekti pritet të përfundojë në janar të vitit 2023. /VOA/

Video: KËTU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit