Asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Berat Lahu, ka shpërthyer me kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje e Kryetarit të Degës së VV’së në Prishtinë, Arben Vitisë, pasi u tërhoq nga grupi parlamentar i VV’së.
Lahu, në seancën e parë si i pavarur në Kuvendin Komunal, tha se Arben Vitia e sabotoi qëllimshëm fushatën për zgjedhjet lokale të vitit 2021.
Ai tha se Vetëvendosje i ka humbur zgjedhjet lokale në Prishtinë në mënyrë të turpshme.
Vendimi ma i turpshëm që e ka bë thyerjen nuk është ai i Badocit, por Badoci ka qenë simptoma për shkak se ne jemi manipulu ku vet kolegia Nora ka thënë se ky vendim është për Prokurori. Edhe unë pajtohna për këtë, por unë kam qëndruar nën mashtrimin e Gëzim Sveçlës që ky qëndrim është i kryesisë qendrore dhe i Albin Kurtit”, tha në fund ai.