12.7 C
New York
Monday, November 10, 2025

Buy now

Berat Gjimshiti me gjest të madh, i dhuron atlete futbolli KF Tërnocit

- Advertisement -

Kapiteni dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti ka bërë një gjest të madh për klubin e Tërnocit, që i zhvillon garat në kategorinë e pestë të futbollit serb.

Mbrojtësi i Atalantës i ka dhuruar atlete futbolli të gjithë ekipit të parë të Tërnocit.

Kështu ka njoftuar vetë klubi në rrjetin social “Facebook”.

“Faleminderit Kapiten! Një falënderim i veçantë për Berat Gjimshitin, kapitenin e Kombëtares shqiptare dhe bashkëvendasin tonë, i cili na ka dhuruar atlete futbolli të markës më të njohur për të gjithë ekipin e parë të KF Tërnocit. Ky gjest tregon zemrën e madhe dhe dashurinë që ka për vendlindjen dhe futbollin tonë. Faleminderit, Berat, që nuk na harron!”, shkruan Tërnoci.

May be an image of American football, football, studded shoes and text

Të ngjashme

Të fundit