7.8 C
New York
Tuesday, November 25, 2025

Buy now

Berat Buzhala: Vjosa Osmani është prej figurave më të poshtra politike në Kosovë, plot mllef e plot privilegje

- Advertisement -

Për gazetarin Berat Buzhala, reagimi i Vjosa Osmanit sot kur u pyet për deklaratën e Ganimete Musliut tregoi mjaft për mllefin e presidentes.

Gazetari nuk e kurseu fare presidenten, për të cilën dikur publikisht bënte tifo në televizion. Ai tha se Vjosa Osmani është e poshtër.

”Vjosa eshte prej figurave ma te poshtra politike ne Kosove”, tha Buzhala, ndërsa po ashtu i ndau fotografitë nga mimikat e presidentes kur fliste për Ganimete Musliun.

”Ajo eshte ne pushtet, ne nje forme ose ne nje tjeter qe nga viti 2007, here keshilltare, here deputete e tash edhe Presidente, mirepo na si popull, diqysh, hala jemi ne borxh te kjo. E pakenaqur, e frustruar, arrogante. Plot mllef dhe plot privilegje”, tha ai.

Osmani po reagonte ndaj deklaratës së Musliut, e cila kishte thënë se presidentja është nën ndikimin e Dejona Mihalit të VV-së.

Të ngjashme

Të fundit