Gazetari dhe analisti politik, Berat Buzhala, i cili në fillim të fushatës kishte parashikuar se Ramiz Lladrovci do ta fitojë Drenasin, ndërsa në mes dhe fund të saj kishte ndryshuar qëndrim duke menduar se ai do të humbë, tani ka dalë me një reagim të ri, ku sërish përmend Lladrovcin, këtë herë me tone krejt të tjera.
Në një analizë të fundit, Buzhala ka theksuar se para balotazhit, Partia Demokratike e Kosovës duhet të krijojë unitet të brendshëm politik, duke përfshirë figura që ai i cilëson “thelbësore për fuqinë elektorale të PDK-së”.
Sipas tij, Bedri Hamza, Agim Aliu dhe Shaqir Totaj duhet të marrin rolin e bashkuesve dhe të komunikojnë edhe me Ramiz Lladrovcin, Idriz Vehapin, Rame Vatajn e të tjerë.
“Memli dhe të tjerët rreth tij kanë gabu me Ramizin dhe sa ma herët që e kuptojnë, aq më mirë e kanë. PDK nuk e ka lluksin me e humb gjysmën e Drenicës. Këtë lluks nuk do ta kishin as Thaçi e Veseli, e le mo Memli, Abeli e kushdo tjetër që është aty,”, ka shkruar Buzhala.
Ai ka renditur edhe 11 figurat që sipas tij janë më të rëndësishmet për PDK-në:
Bedri Hamza, Sami Lushtaku, Ramiz Lladrovci, Agim Aliu, Shaqir Totaj, Uran Ismaili, Arian Tahiri, Përparim Gruda, Idriz Vehapi, Rame Vataj dhe Ferid Idrizi
Buzhala shton se mungesa e secilës nga këto figura i kushton PDK-së me një komunë të madhe dhe se vetëm me një “politikë më të mençur” kjo parti mund të kishte qenë në garë për fitore në Rahovec e Suharekë.
Në fund, ai apelon për bashkim dhe tejkalim të egove personale, duke thënë se vetëm kështu PDK mund të rikthejë momentum pozitiv në balotazhet e ardhshme.
Postimi i plotë:
Para balotazhit, jane tri figura te rendesishme te PDK’se, qe duhet me u angazhu me e realizu nje lloj pajtimi dhe uniteti te madh politik.
Bedri Hamza, Agim Aliu dhe Shaqir Totaj, te cilet munden me komuniku edhe me keta ne kryesi, por edhe me figura te rendesishme te ketij subjekti, si Ramiz Lladrovci, Idriz Vehapi, Rame Vataj, e ndonje tjeter.
Memli dhe te tjeret rreth tij kane gabu me Ramizin dhe sa ma heret qe e kuptojne me mire e kane. PDK nuk e ka lluksin me e humbe gjysmen e Drenices. Kete lluks nuk do ta kishin as Thaci e Veseli, e le mo Memli, Abeli e kushdo tjeter qe eshte aty.
Me nje politike ma te mençme, sikur t’kishin konkurru me Idriz Vehapin ne Rahovec e Rame Vatajn ne Suhareke, PDK kish qene ne gare per me i fitu edhe keto dy komuna, e jo me qene atje karakter politik qesharak.
Mos te flasim edhe per paaftesine ne Kacanik.
PDK ka shume figura te rendesishme, mungesa e te cilave e demton kete parti ne komuna te caktuara.
Per m’u, figurat ma te rendesishme te PDK’se jane:
1. Bedri Hamza
2. Sami Lushtaku
3. Ramiz Lladrovci
4. Agim Aliu
5. Shaqir Totaj
6. Uran Ismaili
7. Arian Tahiri
8. Perparim Gruda
9. Idriz Vehapi
10. Rame Vataj
11. Ferid Idrizi
Nuk po them qe PDK’se nuk i duhen edhe tjeret, ama keta qe i kam listuar ketu jane personat ma te rendesishem elektoralisht per PDK’ne.
Mungesa e secilit ia humbe PDK’se nje komune te madhe, nje qytet te madh etj.
Une besoj qe PDK’se, gjate ketij balotazhi, nese duan te dalin mire, i duhet nje koordinim i ngushte i Bedri Hamzes, Agim Aliut, Shaqir Totes, Ramiz Lladrovcit e Uran Ismailit.
Ka brenda asaj 11’shes qe e permenda disa qe nuk me pelqejne personalisht, ama hic s’ka rendesi kjo. Pastaj: ku keni ni bre me i shkaktu dramat para zgjedhjeve, ose ne mes te zgjedhjeve.
Mirepo nese figurat e rendesishme ne PDK, i tejkalojne egot personale, nese vendosin me u taku e me u pajtu, atehere kjo gje mundet me ju dhane nje momentum te fuqishem per Mitrovice, Kacanik dhe kudo ku jane ne balotazh.
Hajde burra se nuk jeni ne gjak me njani tjetrin.