0.5 C
New York
Friday, February 13, 2026

Buy now

Berat Buzhala godet fizikisht Albatros Rexhajn gjatë debatit LIVE në Opinion

- Advertisement -

Një debat i tensionuar në emisionin “Opinion” ka degjeneruar në ofendime të rënda dhe tentativë për përplasje fizike mes gazetarit Berat Buzhala dhe shkrimtarit Albatros Rexhaj.

Situata doli jashtë kontrollit kur diskutimi për Gjykatën Speciale kaloi në rrafsh personal, duke bërë që moderatori Blendi Fevziu dhe të pranishmit e tjerë të ndërhyjnë me shpejtësi për të parandaluar një sherr fizik në studio.

Gjithçka nisi kur Rexhaj akuzoi Buzhalën se ka mbështetur krijimin e dhomave të specializuara në të kaluarën, duke i thënë se ai po e degradon debatin pasi me votimin e atij amandamenti i është dhënë e drejta Gjykatës Speciale që ta interpretojë vetë Kushtetutën.

Reagimi i Buzhalës ishte i ashpër, duke i kërkuar Rexhajt të heshtë me fjalët “palo qaty” dhe “trus”, me pretendimin se shkrimtari kishte ardhur në emision vetëm për të prishur rrjedhën e diskutimit.

Eskalimi i rëndë ndodhi kur Rexhaj i kërkoi gazetarit të mbyllte gojën pasi nuk është pronar i debatit.

Në atë moment, Buzhala ka shpërthyer në ofendime banale duke i thënë “Ropt, ti q*fsha” dhe i është sulur fizikisht Rexhajt, gjë që detyroi stafin dhe të ftuarit e tjerë të reagojnë menjëherë për të qetësuar situatën.

Të ngjashme

Të fundit