12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Beqiri për urën e Ibrit: Qeveria po i komplikon gjërat

- Advertisement -

Anëtari I Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqiri, vlerëson se partneriteti me SHBA-në dhe BE-në duhet të ruhet pavarësisht të drejtës të pakontestueshme të Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit.

Beqiri i tha RTV21 se zgjidhjet momentale, të ngutshme dhe të pakoordinuara s’janë në të mirë të vendit duek shtuar se cështja e Urës së Ibrit është e thjeshtë por që është komlikuar nga Qeveria aaktuale.

“Për ne është shumë me rëndësi të ruhet partneriteti me miqtë tanë ndërkombëtar sidomos me SHBA-në dhe BE-në. Më 2016 ka pasur një marrëveshjes dhe mendoj që përkundër të drejtës sonë që jo vetëm kjo urë por çdo urë tjetër të jetë e lirë për qarkullim, duhet të jemi shumë të kujdesshëm që jo vetëm ura por asnjë qasje tjetër që dëmton raportet me SHBA-në dhe BE-në nuk i ndihmon Kosovës. Zgjidhjet momentale, të ngutshme dhe të pakoordinuara s’janë në të mirë të vendit…Cështja e urës është e thjeshtë por si duket këta e kanë komplikuar, Qeverisja aktuale e vendit në vend që gjërat t’i thjeshtësojë dhe në rrugëtim e sipër gjitha çështjet t’i bëjë në koordinimi me miqtë e pakontestueshëm, këta po i komplikojnë gjërat dhe po ngritë tema që s’duhet të ngriten në Bruksel. E pakontestueshme që ura të duhet të hapet por jo vetëm si akt i hapjes por në funksionim të saj, por pa miq kjo s’mund të bëhet”, tha Beqiri.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit