-3.5 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Beqiri: Ftesa e LVV-së për LDK-në ishte fyerje, jo ofertë bashkëqeverisjeje

- Advertisement -

Ismet Beqiri, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1, ka komentuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje drejtuar LDK-së për bashkëpunim politik, duke e cilësuar atë si fyerje dhe jo si ftesë serioze.

Sipas Beqirit, kjo qasje e LVV-së është e papranueshme, duke pasur parasysh marrëdhëniet e kaluara mes dy subjekteve politike.

“Unë mendoj që jo vetëm që nuk ishte ftesë, por ishte një fyerje ndaj LDK-së, madje edhe ndaj kuadrove dhe historisë së saj. Bëhet fjalë për të njëjtin person që edhe në të kaluarën e ka fyer LDK-në dhe liderin tonë historik shumëvjeçar. Janë publike deklarimet e tij, ku ka thënë se ata që e duan Rugovën dhe SHBA-të janë armiq të Kosovës, dhe ka edhe shumë deklarata të tjera të ngjashme”, ka thënë Beqiri.

Ai ka theksuar se përgjegjësia për moskonstituimin e Kuvendit i takon LVV-së dhe liderit të saj, duke shtuar se mënyra e qeverisjes dhe raporti me partnerët politikë kanë qenë problematikë.

“Moskonsitituimi i Kuvendit është përgjegjësi e LVV-së dhe liderit të saj. Nuk mund të qeverisësh gjithmonë me të tjerët dhe kjo është dëshmuar nga mënyra se si janë sjellë në raport me ne. Mendoj se kjo ka qenë një mësim i mirë edhe për ne, që ta dimë se me kë mund dhe me kë nuk mund të bashkëpunojmë, sepse kur lideri i tyre del dhe thotë se as LDK-ja nuk mundi të qeverisë me ne, ne e dimë saktësisht se për çfarë bëhet fjalë”, ka deklaruar Beqiri.

Të ngjashme

Të fundit