5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Beqa: PDK-ja do të dalë e para në zgjedhje, VV-ja do të pëson fiasko

- Advertisement -

Paralajmërimet për zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë sipas deputeti të PDK-së, Hajdar Beqa e gjejnë këtë subjekt politik të gatshëm dhe me projekt serioz.

Ai në “InfoNata” në Tëvë 1, tha se më këtë projekt dhe me listën për kandidatë që do t’i ketë, do të dalë e para me rezultatin më të mirë në zgjedhje.

“Kurti ka hy në një rrugë njëkahëshe. E vetmja zgjidhje janë zgjedhjet. VV-ja ua ka humbur rëndësinë institucioneve me sjellje arrogante. Duhet domosdoshmërisht që Kosova të ketë një platformë të re.”, shtoi Beqa.

Madje sipas tij, partia në pushtet, Vetëvendosje do të pësoj fiasko nëse në Kosovë këtë vit organizohen zgjedhje të reja parlamentare.

“PDK-ja do të garojë për vendin e parë në zgjedhje, me një projekt e kandidatë serioz. Kurti është thirrur nëpër sondazhe se do t’i fitoj të gjitha komunat, por s’i fitoi.”, shtoi Beqa.

Opozita po insiston që vendi duhet të shkojë në zgjedhje gjatë vitit 2024, sipas tyre për të ndalë keqqeverisjen e kësaj Qeverie.

Zgjedhjet e parakohshme nuk i ka përjashtuar as Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që është edhe nënkryetar i LVV-së.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit