Home Lajme Rrustemi: Deputetët e PDK fajësuan Kurtin për sulmin në Banjskë

Rrustemi: Deputetët e PDK fajësuan Kurtin për sulmin në Banjskë

0
Rrustemi: Deputetët e PDK fajësuan Kurtin për sulmin në Banjskë

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, ka kritikuar deputetët e PDK-së, duke pretenduar se ata fajësuan kryeministrin Kurti për sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit.

Rrustemi kujtoi se edhe miqtë e Kosovës, si sekretari i Jashtëm britanik, kërkuan që Serbia dhe Vuçiqi të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjskë.

“Gjithë miqtë e Kosovës si sekretari i Jashtëm britanik kërkojnë me të drejtë që Serbia dhe Vuçiqi të mbahen përgjegjës për sulmin në Banjë, dy deputetë të PDK-së, po thonë: jo Vuçiqi, por Kurti është përgjegjës për aktin e agresionit dhe sulmin terrorist mbi Kosovën”, ka shkruar Rrustemi në Facebook.

Exit mobile version