8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Beqa jep detaje për intervistimin në Prokurori: Syzet ia ktheva të padëmtuara Muratit

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka thënë se ia ka rikthyer syzet e padëmtuara ministrit të Financave, Hekuran Murati, pas përleshjes javën e kaluar, raporton Ekonomia Online.

Ndërkaq, për ka dhënë detaje për ftesën nga Prokuroria për intervistim rreth ngjarjes në Kuvend.

“Realisht ne e kemi shpjeguar atë që e kemi thënë edhe në media, mendoj që e kemi thënë realitetin dhe çdo herë do ta themi realitetin dhe çdo herë do të përgjigjemi para institucioneve të drejtësisë, besojmë fuqishëm në institucionet e drejtësisë”, u shpreh Beqa.

“Syzat i ka marrë zotëri Murati të padëmtuara dhe ka ardhë pas një kohe të caktuar i ka vendosur dhe me at syza ka vazhduar ditën atë ditë”, u shpreh Beqa.

Në Kuvendin e Kosovës ka ndodhur një përleshje ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit gjatë fjalës së kryeministrit, Albin Kurti. Përleshja ka filluar pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka larguar një fotografi të vendosur në foltoren nga deputetja e PDK-së, Ganiteme Musliu

Kurti është spërkatur fillimisht me ujë nga deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, e më pas filloi përleshja në mes të deputetëve të opozitës dhe atyre të pushtetit.

Në këtë kohë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi e ka goditur deputetin Lushtaku me shishe të ujit në fytyrë, ku më pas deputetët e pushtetit e të opozitës janë përfshirë në rrahje.

Mbrojtja e afërt e kryeministrit Kurti ka ndërhyrë menjëherë, ndërsa Kuvendi shkon në pauzë. Përderisa përleshja pa pasur sërish

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit