Duke folur për rrëzimin e njërit nga projektligjet më të rëndësishme dhe të trumbetuara të Qeverisë së Kosovës – Ligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Papërligjshme, dhe rrëzimit të saj në tërësi nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës – deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa, tha se qeveria aktuale “janë të paaftë të bëjnë ligje në pajtim me Kushtetutën”.
“Por edhe në ligjin më herët që tani prapë do të shkoj në Gjykatën Kushtetuese, Këshilli Prokurorial është më shumë lojë numrash qa ta zgjedhin kryeprokurorin se sa të bëjë reformën në drejtësi. Fatkeqësia jonë është që ne po flasim për luftim të korrupsionit por jemi në vitin e katërt të kësaj Qeverie që Kosova nuk ka kryeprokuror, ka vetëm ushtrues të detyrës. Por edhe ligjet e tjera që presin fatin e njëjtë si të ligjit të Byrosë, që do të shkojë nga kjo javë në Gjykatën Kushtetuese. Qeveria është e paaftë që të hartojë ligje në harmonizim me Kushtetutën atëherë gjen arsyetim dhe alibi për t’i përdorur në fushatë, por e them edhe një herë se Mistria e Drejtësisë nuk ka qenë edhe një herë e sinqertë sa i përket këtij ligji edhe as kryeministri”, ka thënë ai për “Ekonomia Online”.