11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Beqa e dënon kërcënimin me atentatin ndaj Kurtit: Lajm i vjetër, përpjekje për t’i mbuluar problemet

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa  ka kërkuar që organet e drejtësisë të merren me rastin e kërcënimit me atentat ndaj kryeministri Albin Kurti.

Ai ka dënuar këtë rast duke e quajtur këtë lajm të keq, por edhe të vjetër, ngase sipas tij aktivizimi në këtë kohë i konvenon Qeverisë për të shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale.

“Unë realisht nuk mund ta komentoj më shumë se me dënuar një veprim të tillë varësisht se nga kush janë bërë motivet si të rastit Kurti, Haliti apo zotëri Hoxhaj”.

“Të gjithë këto lajme janë të këqija dhe mendoj që organet e sigurisë duhet ta bëjnë punën e vet. Mendoj që është një lajm i vjetër po tani po i duhet Qeverisë në problemet që i ka Kosova me aktivizuar si lajm dhe besoj qe nuk ka ndonjë risi këtu. Kjo nuk është çështje e jona por atyre po u hynë ne punë në këtë rast qeverisë aktuale që me humb orientimin në fokusin e qytetarëve te greva, te kriza me energjinë, tek rritja e çmimit, te dialogu dhe shumë çështje tjera. Mendon se me këtë punë duhet të merren organet e sigurisë”, tha Beqa për EO.

Qeveria të hënën ka konfirmuar se ekzistonte një plan për atentat ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vitin 2021.Pjesë e atentatit të vitit 2021 ishte planifikuar të ishin edhe deputeti Xhavit Haliti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Ismet Haxha.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit