10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Beogradi ia cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, Kosova njofton QUINT-in në Serbi

- Advertisement -

Sadik Durakut nga fshati Demjan i Gjakovës i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh nga Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd, nën dyshimin se ka kryer krime lufte gjatë vitit 1999 në Kosovë. Duraku që është edhe shtetas britanik u arrestua të mërkurën, gjatë një aksioni të policisë serbe në vendkalimin kufitar Kroaci-Serbi, Batrovci. Përveç tij, atë ditë u ndaluan edhe disa persona tjerë, përfshirë disa zyrtarë policorë.

Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, Sadik Durakut nga fshati Demjan i Gjakovës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme vendimi është marrë sot, pasi Prokuroria për Krime Lufte në Beograd, po pretendon se Duraku ka kryer krime lufte.

Ai u arrestua të mërkurën në kufirin Kroaci-Serbi.

“Sipas njoftimit të pranuar nga avokati mbrojtës dhe familjarët e z. Sadik Duraku, shtetas i Republikës së Kosovës, nga fshati Damjan, Komuna e Gjakovës, (i cili ka po ashtu edhe shtetësi të Britanisë së Madhe), është arrestuar më 17 prill 2024, në Vendkalimin Kufitar Kroaci-Serbi, në Batrovci. A i ka qenë duke u kthyer në Republikën e Kosovës me veturën e tij personale. Pas arrestimit, z. Duraku i është komunikuar nga autoritetet serbe se është i ngarkuar me pretendimet për kryerje të krimeve të luftës gjatë luftës në Kosovë më 1999, ku pastaj është dërguar në Beograd në mbajtje edhe për 48 orë, në Qendrën e Paraburgimit të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd. Ndaj tij pretendimet për kryerje të krimeve të luftës i ka ngritur Prokuroria e Lartë për Krime të Luftës e Beogradit”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për Gazetën Express.

Tutje, ata thonë se Duraku nuk është në gjendje të mirë shëndetësore sipas njoftimit nga familjarët.

“Z. Duraku, sot, e Premte, 19 prill 2024, në ora 9:00 ka dalur para gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë për Krime të Luftës në Beograd. Sipas avokatit mbrojtës, Gjykata ka marrë vendim me të cilin atij i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. Familjarët e z. Duraku kanë theksuar se ai është në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe avokati mbrojtës ka konfirmuar se atij gjatë kohës së mbajtjes i është dhënë nga autoritetet e burgut terapia përkatëse”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për gazetën.

Tashmë, ambasadori Jetish Jashari ka kërkuar nga autoritetet serbe që të japin sqarime për arrestimin e Durakut.

Poashtu kërkesë e tij ka qenë edhe lejimi i vizitës, ndërsa ka kontaktuar edhe QUINT’in.

“Ndërkohë, Ambasadori Jashari i ka dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për ta marrë informacionet rreth arsyeve të arrestimit të z. Duraku, si dhe ofrimin e detajeve tjera relevante përkatëse. Ambasadori Jashari poashtu ka komunikuar me përfaqësitë diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, të cilët i ka njoftuar lidhur me rastin. Ambasadori Jashari poashtu ka bërë kërkesë zyrtare tek autoritetet serbe për lejim të vizitës së tij e cila pritet të realizohet ditët në vijim”, thonë nga MPB-ja.

Përveç Durakut, të mërkurën në pikëkalimin kufitar mes Kroacisë dhe Serbisë dhe atë të Serbisë dhe Hungarisë janë ndaluar qindra shtetas të Kosovës që po kalonin nga Serbia. Atyre u morën dokumentet dhe për më shumë se 15 orë nuk iu kthyen.

Shteti serbë ndaloi disa qytetarë, përfshirë edhe zyrtarë policorë. Madje zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq u dërgua për ndalim në Rashkë.

Për këtë veprim të Serbisë kishte reagime të shumta përfshirë edhe nga ndërkombëtarët.

E tërë kjo ngjarje u pa si hakmarrje e Serbisë për votimin për anëtarësimin e Kosovës në KiE nga Asambleja Parlamentare e këtij institucioni.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit