Sulmuesi i Real Madridin, Karim Benzema, pati arsyeje për festë edhe këtë javë, pasi e fitoi çmimin e më të mirit nga Shoqata e Shtypit të Sportit në Madrid.
Emiliano Butragueno e pranoi çmimin në emër të sulmuesit francez, i cili më pas pozoi me trofeun në qendrën stërvitore të klubit Valdebebas të martën,
Benzema foli për një vit të mahnitshëm që e kishte me madrilenët.
“Jam i lumtur dhe krenar që e fitova këtë çmim. Ishte viti im më i mirë sepse shënova shumë gola, bëra shumë asiste dhe i ndihmova ekipit të fitonte”, tha Benzema për Real Madrid TV.
Deri tani këtë sezon, Benzema i ka zhvilluar 28 ndeshje në të gjitha garat për Real Madridin.
Ai ia ka dalë t’i shënojë 24 gola dhe t’i ofrojë nëntë asiste në ato paraqitje.